Shteti u frikësohet traktorëve në protestën e 17 Shkurtit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shteti u frikësohet traktorëve në protestën e 17 Shkurtit

    Insajderi
    16 February 2016 - 14:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Protesta më e frikshme e mbajtur deri tash” po konsiderohet ajo që do të mbahet nesër.  Shteti ka marrë masat “të jashtëzakonshme” për të parandaluar atë që po e konsideron si test nëse në Kosovë mund të ndodh revolucioni i prirë nga Lëvizja Vetëvendosje dhe dy partitë tjera, AAK-ja dhe Nisma.

    Ajo që më së shumti është duke e frikësuar shtetin, janë bujqit që mund të marshojnë me mjete të rënda të punës siç janë traktorët.

    “Presim dhunë të madhe. Bujqit mbeten shqetësim. Informacionet tona janë se organizatorët e protestës nuk do të kursejnë asgjë për të arritur qëllimin e tyre – rrëzimin e Qeverisë”, ka thënë një burim brenda Policisë së Kosovës.

    Federata Sindikale e Bujqve të Kosovës, ka thënë se do t’i bashkohet protestës për ta kundërshtuar “Zajednicën” dhe faljen e mbi 8.000 hektarëve tokë Malit të Zi, dhe kundër Qeverisë.

    “…Qeveria e Kosovës po ndikon direkt në shkatërrimin e bujqësisë, edhe duke lejuar importimin plehrave, farërave, pesticideve dhe naftës fallto. Bujqve tanë iu mungon përkujdesja e shtetit me trajnime e këshillime. Këto dhe shumë probleme tjera, janë arsye të mjaftueshme që të gjithë bujqit të dalin nesër në protestë në Prishtinë”, thuhet në një komunikatë.

    Policia ka informacione që ata do të vijnë me traktor dhe mjete tjera motorike. Janë duke planifikuar moslejimin e tyre që të futën në kryeqytet.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark