Dogana e Kosovës ka hapur konkurs për pozitën e oficerit doganor. Sipas konkursit të lira janë 115 pozita. Por, qytetarët po i shohin me skepticizëm kriteret e këtij konkursi.
Në mesin e kritereve të renditura për këtë pozitë është edhe kufizimi i moshës. Pra të drejtë aplikimi kanë vetëm qytetarët nga 18 deri në 30 vjeç.
Postimi i Doganës së Kosovës në “Facebook” është “vërshuar” nga komentet negative prej qytetarëve.
Kriteri i moshës po quhet si diskriminim nga ata.
“Çfarë diskriminimi në Kosovë? Ata/ Ato Oficer Doganor qe i keni mbi 30 vjeçar të punësuar aty a po i dërgoni në penzion pasi në Kosovë 30 vjeçar qenka i moshuar”, ka shkruar një qytetare.
Të tjerë qytetarë janë ankuar për faktin se pavarësisht kualifikimit të duhur për këtë pozitë nga ata, Dogana nuk ka hapur konkurs që nga viti 2013-të.
Ata thonë se tashmë ajo gjenerate e cila ka përfunduar shkollimin adekuat janë 31 deri në 33 vjeçar, gjë që e bën të pamundur aplikimin sipas kritereve.
“Ne qe e kemi përfunduar fakultetin e doganës qe ne vitin 2013. Nga at her ska pasur konkurs te hapur dhe se i gjith mundi shkoi posht. Kurse tasht e gjith gjenerata jem 31 deri 33 vjeq. Kurse neve sna lejohet aplikimi”, ka shkruar një komentues në postimin e Doganës.
Kriteri i diplomës universitare për 18 vjeçarët
Një tjetër kriter i kritikuar mjaft shumë është edhe posedimi i diplomës universitare, ani pse kriteri i moshës është 18 deri në 30 vjeç.
Pra sipas konkursit pavarësisht se është e pamundur që 18,19 dhe 20 vjeçarët të kenë diplomë atyre iu kërkohet për pozitën në fjalë.
Kriteret e konkursit:
Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;