Festival i artistëve shqiptar në Cyrih “Alba Festival” ishte paraparë që të mbahej këtë vikend.
Por, Kantoni i Cyrihut ia ka tërhequr miratimin për leje.
Arsyeja e tërheqjes së lejes për mbajtjen e festivalit është gjendja me Covid 19.
“Gjetjet nga gjurmimi i kontakteve të Kantonit të Cyrihut si dhe përditësimi i Task Forcës së Shkencës Covid tregojnë se të kthyerit nga Ballkani gjatë pushimeve janë infektuar me Covid-19 më shumë se mesatarja”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.
“Alba Festival” mbledh artistët më të mirë shqiptar dhe cilëoshet si festivali më i madh i shqiptarëve në Evropë.
Ai mbahet një herë në vit dhe mbledh mbi 20 mijë persona.