Organizata terroriste e ashtuquajtur Shteti Islamik është duke u përballur me sulme në tri qytetet e mëdha të cilat i ka nën kontroll në Irak e Siri – Falluxha, Mosul, dhe Raqqa.
ISIS me gjasë do të humb këto beteja meqë nuk është e armatosur mirë dhe po lufton prej pozicioneve statike ndërsa po sulmohen edhe nga ajri. Ata tani janë para një dileme – që të largohen apo të vazhdojnë luftën dhe të pësojnë humbje shkatërimtare për ta, shkruan The Independent.
Tashmë janë bërë dy vite që kur ISIS mori nën kontroll Mosulin, qyteti i dytë më i madh në Irak, dhe para kësaj kishte nënshtruar edhe Falluxhan që është më pak se 100 kilometra më larg.
Por, ditëve të fundit, trupat irakiane kanë depërtuar thellë në qytetin e Falluxhas.