Një raport i Zyrës Kombëtare të Audtimit bërë institucioneve të ndërlidhura me ajrin në Kosovë, ka zbuluar se institucionet sikurse Ministria e Mjedisit, Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit e deri tek Kuvendi i Kosovës, përkundër matjeve të cilësisë së ajrit, nuk i kanë publikuar ato për qytetarët.
Sipas këtij raporti, informimi publik është obligim sipas Konventës së Aarhus-it që është miratuar në Konferencën e IV-të ministrore të mbajtur më 23-25 qershor 1998, në qytezën Aarhus të Danimarkës, nën autoritetin e Komisionit Ekonomik Evropian të Kombeve të Bashkuara (UNECE).
Konventa paraqet një ndër mekanizmat kryesorë në fushën e mjedisit. Konventa, qytetarin e thjeshtë, nga një bartës detyrimesh e bën partner aktiv në qytetar aktiv për në mbrojtje të mjedisit.
“Në përpjekje të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor për të ngritur në agjendë çështjet mjedisore, nuk janë kyçur Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës. Mungesa e raportimit efektiv, ndërmjet tjerash, gjithashtu ndikon edhe në ngritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e trajtimit të mjedisit”, thuhet në raportin e Zyrës Kombëtare të Auditimit.
Sipas raportit, megjithëse janë bërë përpjekje të vazhdueshme nga ana e Agjencisë Kosovare për Mbrojtjen e Mjedisit, mungon edhe sistemi unik dhe efektiv i informimit për çështjet mjedisore.
“Si rrjedhojë e kësaj, mungojnë të dhënat relevante me ndikim për mjedisin. Mungesa e informatave të sakta pamundëson marrjen e vendimeve të drejta dhe përballjen efektive me sfidat mjedisore”, thuhet në raport.
Për mjedisin nuk është raportuar në baza vjetore, por periodikisht, raportojnë auditorët.
“Gjithashtu, raportimi vjetor në Kuvend nga Qeveria (MMPH) mbi gjendjen e mjedisit nuk është transparent për publikun. Raporti i gjendjes së mjedisit për 2015 i aprovuar në Kuvend, nuk është i hapur për publikun, ndërsa kjo nuk mund të thuhet për raportin paraprak që mbulonte vitet 2012-2013. E gjithë kjo lë të kuptohet se për disa vite nuk është raportuar fare për mjedisin. Në esencë, Raporti i gjendjes së mjedisit për 2015 nuk e pasqyron zbatimin e PKVM-së dhe si pasojë as nuk i identifikon mangësitë dhe pengesat në zbatim”, thuhet në raportin e Zyrës Kombëtare të Audtimit.
Kësisoj, për mjedisin, sipas auditorëve, nuk është raportuar në baza vjetore, por periodikisht.
“Gjithashtu, raportimi vjetor në Kuvend nga Qeveria (MMPH) mbi gjendjen e mjedisit nuk është transparent për publikun. Raporti i gjendjes së mjedisit për 2015 i aprovuar në Kuvend, nuk është i hapur për publikun, ndërsa kjo nuk mund të thuhet për raportin paraprak që mbulonte vitet 2012-2013. E gjithë kjo lë të kuptohet se për disa vite nuk është raportuar fare për mjedisin. Në esencë, Raporti i gjendjes së mjedisit për 2015 nuk e bërë publik për publikun”, kanë gjetur auditorët.
Monitorimi dhe raportimi për mjedisin është joefektiv, thuhet në raportin e Zyrës Kombëtare të Auditimit.
“Ekziston mungesa e kritereve dhe treguesve për monitorimet adekuate. Sistemi i monitorimit të mjedisit ende nuk është në gjendjen e kënaqshme. MMPH-ja nuk raporton në baza të rregullta vjetore, duke potencuar efektivitetin e masave të ndërmarra sipas PKVM-së”, thuhet në raport.
Mungesa e këtij raportimi lë hapësirë që akterët e tjerë institucionalë të mos kyçen në trajtimin e sfidave për një ambient më të pastër.
Gjatë këtyre ditëve organizata të ndryshme dhe Iniciativa #MerrFryme kanë organizuar aksione dhe protesta që bëjnë thirrje për ndërmarrjen e hapave urgjent në përmirësimit të ajrit në Prishtinë dhe qytete të tjera të Kosovës.
Aksionet janë ndërmarrë pasi Ambasada Amerikane në Kosovë, me bazë në lagjen Dragodan të kryeqytetit ka bërë këtë vit majtet e cilësisë së ajrit./Insajderi.com