×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza / Analiza

    Shteti ndan 280 mijë euro për pyllëzimin e sipërfaqeve të zhveshura

    Insajderi
    14 September 2022 - 11:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Proceset e pyllëzimit të zonave të zhveshura shpesh kanë dështuar, pavarësisht se në to kanë qenë të përfshira edhe institucionet e shtetit.

    Gazeta Insajderi

    Viteve të fundit, dhe jo vetëm – shumë sipërfaqe pyjore – janë zhveshur ilegalisht nga njerëzit e pandërgjegjshëm.

    Për këtë arsye, shteti ka marrë hapa për pyllëzimin e këtyre hapësirave nëpër Kosovë.

    Agjencia Pyjore e Kosovës ka dhënë një tender që kap vlerën e 280 mijë eurove, për mbjelljen e drunjve nëpër disa komuna, shkruan Gazeta Insajderi

    Tenderi është ndarë në dy lote, në pjesën e parë do të pyllëzohen 17 ha në regjionin e Prishtinës, 39 ha në atë të pjesë, dhe 55 ha drunj do të mbillen në hapësirat e shpyllëzuara të Mitrovicës.

    Punën për pyllëzimin e këtyre sipërfaqeve do ta kryej kompania “Dardani”, me bazë në Kaçanik, e cila ka marrë 130 mijë e 605 euro nga kontrata publike e APK-së.

    Derisa në pjesën e dytë, radhën e pyllëzimit e ka regjioni i Ferizajt me 39 ha, ai i Prizrenit me 17.67 ha, dhe një 70 ha të tjerë në komunën e Gjilanit. Emri i kompanisë që do të merret me pyllëzimin e këtyre sipërfaqeve ende nuk është bërë i ditur, shkruan Gazeta Insajderi.

    Në Kosovë përgjatë viteve janë marrë iniciativa të ndryshme për mbjelljen e drunjve, gjë kjo që do të ndikonte në jetën e secilit kosovar.

    Por shpesh proceset kanë dështuar, pavarësisht se në to kanë qenë të përfshira edhe institucionet e shtetit.

    Cilat janë efektet e shpyllëzimit?

    Pyjet mbulojnë 31% të sipërfaqes se planetit Tokë. Ato prodhojnë oksigjen, sigurojnë strehim për njerëzit dhe kafshët e egra.

    Shumica e kafshëve të rrezikuara jetojnë në pyje,  por edhe 1.6 miliard njerëz  varen nga  të mirat që pyjet dhurojnë përfshirë: ushqimin, ujin, veshmbathjen, medikamentet tradicionale dhe strehimin.

    Shpyllëzimi i tokës ka ndodhur gjithnjë me arsyetimin për të krijuar hapësira për mbjellje ose për bagëti. Shkaqet e drejtpërdrejta të shpyllëzimit janë: zgjerimi i bujqësisë, nxjerrja e drunjve (p.sh. djegia, përpunim etj.)  dhe zgjerimi i infrastrukturës t (ndërtimi i rrugëve, urbanizimi etj), shkruan Gazeta Insajderi.

    Sipas Organizatës se Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Bujqësi (FAO), rreth 7.3 milion hektarë pyje, që afërsisht është madhësia e vendit të Panamasë, shkatërrohen çdo vit.

    Shpyllëzimi paraqet një shqetësim të veçante për pyjet tropikale, sepse këto pyje përfaqësojnë pjesën më të madhe të biodiversitetit në botë.

    Për shembull, pylli i Amazonës ka humbur rreth 17% të sipërfaqes në 50 vitet e fundit. Duhet shtuar se 15 % e gazrave me efekt serrë vijnë si rezultat i shpyllëzimeve dhe 20 % e oksigjenit në tokë vijnë direkt nga pyjet tropikale të Amerikës Jugore, shkruan Gazeta Insajderi.

    Efekte e tjera të shpyllëzimit: Cikli Ujorë dhe Erozioni i Tokës

    Pemët gjithashtu ndihmojnë në kontrollin e nivelit të ujit në atmosferë duke ndihmuar në rregullimin e ciklit të ujit. Sa më pak pemë të mbetura, për shkak të shpyllëzimeve, ka më pak ujë në ajër dhe si rezultat ka edhe më pak ujë në tokë. 

    Kjo i shkakton tokës një thatësi të madhe dhe paaftësi për të kultivuar në të. Amazona, e cila përfaqëson më shumë se 40% të të gjitha pyjeve tropikale të mbetura në botë, ka qenë  epiqendër e shumë studimeve  që lidhen me ndikimin e ndryshimeve të tilla në dinamikën hidrologjike, shkruan Gazeta Insajderi.

    Shkencëtaret po ashtu kanë vlerësuar se një e treta e tokës së punueshme në botë ka humbur përmes erozionit të tokës dhe llojeve të tjera të degradimit që nga viti 1960. Pa prezencën e drunjve, tokat fillojnë të jenë shumë të ndjeshme ndaj erozioneve që mund të vijnë si pasojë e të reshurave të fuqishme dhe erërave të forta. Gjithashtu tokat fillojnë të jenë më të thara dhe të kenë mungesë të materieve ushqyese për vegjetacionin.

    Erozioni është tepër i kushtueshëm për vendet në zhvillim. Për shembull, në fund të viteve 1980, ishulli Indonezian i Java-s ka humbur 770 milion tonë të tokës çdo vit që ka rezultuar në një kosto prej 1.5 milion ton oriz, të mjaftueshme për të përmbushur nevojat e 11.5-15 milionë njerëzve, shkruan Gazeta Insajderi./Gazeta Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark