Insajderi
Biznes

Shteti që ndalon përdorimin e kriptovalutave

Insajderi
23 April 2018 - 10:57
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Përdorimi i kriptovalutave në banka dhe institucione tjera financiare është ndaluar në Iran.

“Përdorimi i bitcoin-it dhe kriptovalutave tjera është ndaluar në Qendrën Monetare Shtetërore dhe institucionet tjera financiare”, është thënë përmes një deklarate nga Banka Qendrore.

Ky vendim ishte bërë i ditur në dhjetor nga një komitet qeveritar, mirëpo tani është vënë në zbatim.

Ndalimi është i nevojshëm, “pasi të gjitha kriptovalutat kanë kapacitet për t’u përdorur në financim të terrorizmit apo për transferim të parave të kriminelëve”, është thënë përmes një deklarate të Bankës.

Disa individë iranianë i konsiderojnë kriptovalutat si mundësi për tejkalim të vështirësive të lidhura me sanksione ndërkombëtare.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark