×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Shteti ua paguan qytetarëve trajtimin në privat për shërbimet që nuk ofrohen në ShSKUK

    Insajderi
    06 September 2023 - 17:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kreu i Shëndetësisë, Arben Vitia ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ për trajtimin mjekësor jashtë institucioneve publike.

    Në Udhëzimin Administrativ thuhet se janë përditësuar dhe avancuar rregullat dhe procedurat nëpërmjet të cilave Qeveria e do të përkrahë financiarisht qytetarët për shërbime shëndetësore të cilat nuk ofrohen në institucionet publike shëndetësore.

    Përmes këtij udhëzimi administrativ, thuhet se gjithsecili qytetar i Kosovës gëzon të drejtën e mbështetjes financiare në vlerë deri në 30,000 euro brenda një viti për shërbimet që nuk ofrohen në institucionet publike shëndetësore në Kosovë.

    “Personat me status të invalidit të luftës, anëtarët e ngushtë të familjes së dëshmorëve, viktimat civile të luftës do të kompensohen në shumën maksimale, 100%, të vlerës së faturës. Gjithashtu, njëjtë do të përfitojnë edhe personat deri në 18 vjeç, personat me aftësi të kufizuara dhe ata që janë përfitues të ndihmës sociale. Personat mbi moshën 18 vjeç kompensohen me 70% të vlerës së çmimit referent apo mesatares së çmimit të tri profaturave për trajtim mjekësor. Ndërsa, për personat e diagnostikuar me sëmundje malinje mbi moshën 18 vjeçare është rritur vlera e kompensimit”, thuhet në njoftimin e MSh-së.

    Udhëzimi Administrativ ka thjeshtuar edhe procedurat e aplikimit për qytetarët, ndërsa thuhet se referimi dhe përgjegjësia do të jetë tek profesionistët shëndetësor kompetent të cilët rekomandojnë trajtimin jashtë vendit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark