
Kandidati i PDK-së për Komunën e Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka bërë të ditur se në fshatin Shtitaricë është hapur një çerdhe e re për fëmijët.
Ai tha se kjo është çerdhja e dytë që hapet gjatë këtij mandati dhe një hapësirë moderne ku çdo fëmijë do të ndihet i sigurt dhe i mbështetur në zhvillimin e tij.
“Vogëlushët e Shtitaricës tani kanë një shtëpi të re për të luajtur dhe mësuar. Shumë i lumtur që në Shtitaricë kemi hapur dyert e çerdhes së re, e dyta që hapet gjatë këtij mandati dhe hera e parë që po i hapet çerdhe kësaj lagjeje”, ka shkruar Idrizi.
Ai ka falënderuar edhe drejtoreshën e OJQ-së CIPOF, znj. Mevlude Murtezi dhe znj. Hanemshahe Latifi për kontributin në realizimin e këtij projekti.