Një person në Mullapolc të Shtimes është dërguar në stacion policor pasi që ka shtënë me armë me gaz në përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të së shtunës.
Për këtë ka njoftuar Policia e Kosovës me anë të raportit 24-orësh. Në njoftim thuhet se më pas të dyshuarit iu është bastisur shtëpia, mirepo s’iu është gjetur asgjë e dyshimtë.
“Fsh. Mullapolc, Shtime 17.02.2024-23:30. Më 19.02.2024 Njësit policore pas një pune hetimore kanë identifikuar dhe shoqëruar në stacionin policor të dyshuarin mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte shtënë me armë (pistoletë me gaz) në ahengun e festës së pavarësisë”, thuhet në njoftim.
“I dyshuari vullnetarisht ka dorëzuar armën dhe në konsultim me prokurorin është bërë bastisja e shtëpisë së të dyshuarit dhe objekteve përcjellëse por nuk është gjetur asgjë e dyshimtë, ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, vijon njoftimi. /Insajderi.org/