Insajderi
Lajme

Shtiu me armë zjarri, arrestohet një burrë në Vushtrri

Insajderi
10 November 2025 - 18:34
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Shtiu me armë zjarri, arrestohet një burrë në Vushtrri
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një person është arrestuar në Vushtrri mëngjesin e së hënës, nën dyshimin se kishte shtënë me armë zjarri.

Siç njofton Policia e Kosovës, i dyshuari kishte shtënë në ajër, derisa ndaj tij në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e llojit pistoletë

Pas intervistimit ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale “Përdorim i armës” dhe “Mbajtje në pronësi kontroll, posedim të paautorizuar te armëve”.

Ndërsa me aktvendim të prokurorit,  të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48-orë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark