Shtohen policët e armatosur në Londër nga frika prej sulmeve terroriste - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Shtohen policët e armatosur në Londër nga frika prej sulmeve terroriste

    Insajderi
    03 August 2016 - 18:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në rrugët e Londrës do të shihen më shumë policë të armatosur nga sot e tutje. Kështu kanë paralajmëruar shefi i Policisë Metropolitane, Sir Bernard Hogan-Hoëe, si dhe kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan.

    Kreu i policisë tha se policët e armatosur do të vendosen nëpër vendet më të njohura monumentale, e kjo masë vjen pikërisht për shkak të sulmeve të fundit terroriste nëpër Europë. Synimi është për të siguruar publikun dhe për të penguar agresorët e mundshëm.

    Një ditë më parë, Policia Metropolitane bëri të ditur se do të rriste edhe numrin e oficerëve të armatosur, nga 600 që ishin aktualisht, në 2.800 të tillë. Njoftimi i fundit vjen pasi 84 persona humbën jetën në Francë, kur një kamion i drejtuar nga një terrorist u përplas me turmën që ishte mbledhur për të parë spektaklin e fishekzjarreve në Nicë, në ditën e Bastijës.

    Bernard tha gjithashtu se “ne ende nuk kemi asnjë provë nga shërbimet sekrete, nëse do të kemi ndonjë sulm së afërmi, por ajo që dihet është pikërisht çfarë kemi parë në vendet e Europës Perëndimore”.

    “Kemi parë sulme në Gjermani, në Belgjikë dhe në Francë, ndaj dhe do të ishte budallallëk t’i injoronim ato. Kështu që është e rëndësishme t’i nxjerrim oficerët tanë në rrugë të armatosur, në mënyrë që të kenë mundësi të kundërpërgjigjen në rast rreziku”, tha komisioneri i Policisë Metropolitane.

    Duke shkruar për “Mail on Sunday”, shefi i policisë tha se “ekziston ndjenja e frikës” në Britani dhe se mundësia e një sulmi terrorist në Mbretërinë e Bashkuar është tepër i mundshëm, e çështja nuk ishte “kur” por “nëse” ndodh, si do të reagohet?

    Komisioneri tha se donte shtimin e ekipeve të armatosura në rrugë, të trajnuar enkas për t’u përballur me terroristë të armatosur rëndë, të jenë gjithashtu të dukshëm dhe të patrullonin vazhdimisht nëpër vendet më të rëndësishme.

    Niveli i kërcënimeve terroriste në Britani mbetet ende i lartë, gjë që nënkupton se sulmet “janë të mundshme”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark