Insajderi
Insajderi

Shtohen pritjet për të hyrë në Kosovë, kjo është gjendja në pikat kufitare

Insajderi
30 July 2023 - 13:52
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Shtohen pritjet për të hyrë në Kosovë, kjo është gjendja në pikat kufitare
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Pak më parë, Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar i ka përditësuar të dhënat lidhur me fluksin në kufi.

Në tabelën më poshtë shihet se te Dheu i Bardhë pritjet po zgjasin deri në 3 orë, ndërsa në Merdar mbi 2 orë.

Ndërsa në Muçibabë, pritjet po zgjasin deri në 25 minuta, e te Hani i Elezit deri në 10 minuta.

Ndërkaq, për të dalë, pritje më së shumti ka te Dheu i Bardhë- 40 minuta, ndërsa 30 minuta në Merdar.

Në Han të Elezit dhe Muçibabë, pritjet për të dalë po zgjasin deri në 10 minuta.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark