Shtohet prezenca e Policisë pas përplasjeve të vazhdueshme në QNR - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shtohet prezenca e Policisë pas përplasjeve të vazhdueshme në QNR

    Insajderi
    03 March 2025 - 22:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas disa konfrontimesh verbale në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, raportohet se është shtuar prezenca e Policisë së Kosovës, shkruan Insajderi.

    Prezenca e tyre erdhi pas një konfrontimi mes vëllait të Gani Gecit, Nehat Geci dhe dhe përfaqësuesit të Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Alban Krasniqi – njëherësh bashkëshorti i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut.

    Më pas është parë i pranishëm në QNR edhe Gani Geci. Geci shihet duke qëndruar mes përfaqësuesve të partive politike ndërsa numërohen votat e ardhura me postë.

    Përplasje gjatë ditës pati edhe Sami Kurteshi, anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai pati një diskutim me tone të ashpra me vëzhguesit e LDK’së dhe AAK’së./ Gazeta Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark