Lagështia e verës plus aktivitetet e tilla si kopshtaria mund të bëjnë të keni dhimbje në nyjat tuaja pak më shumë se zakonisht.
Ndërsa dhimbjet thjesht mund të jenë një simptomë e plakjes, ka gjëra që mund të bëni për të minimizuar dhimbjet tuaj.
Marrja e ushqyesve të duhur në dietën tuaj është një mënyrë e shkëlqyeshme për të filluar, dhe siç rezulton, konsumimi i vajit të ullirit për dhimbje të nyjave mund të sjellë lehtësimin që po kërkoni.
Vaji ekstra i virgjër i ullirit është super ushqyes, i mbushur me antioksidantë për luftimin e moshës dhe yndyrna të shëndetshme.
Ai përmban sasi të lartë të yndyrave omega-3 që forcojnë trupin, si dhe një lloj yndyre të pangopur të quajtur acidi oleik.
Acidi oleik përbën rreth 73 për qind të përmbajtjes totale të yndyrës në vajin e ullirit dhe ka disa përfitime kryesore shëndetësore, veçanërisht kur bëhet fjalë për nyjat tuaja.
Kështu që, nëse keni probleme me nyjat ose thjeshtë dëshironi të parandaloni problemet, filloni përdorimin e vajit të ullirit. /Telegrafi/