BE shton gjashtë deputetë të Dumës ruse në listën e sanksioneve – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    BE shton gjashtë deputetë të Dumës ruse në listën e sanksioneve

    Insajderi
    08 November 2016 - 22:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bashkimi Evropian ka shtuar edhe gjashtë deputetë të rinj të Dumas Ruse – që të gjithë nga Krimea – në listën e sanksioneve, pas aneksimit të paligjshëm të territorit të Ukraninës.

    Të gjashtë deputetët e Dumas që gjenden në listën e zezë, i fituan vendet e tyre gjatë zgjedhjeve parlamentare të Rusisë në shtator.

    Sanksionet e BE-së u vendosën ndaj individëve dhe grupeve që, sipas Brukselit janë përgjegjës për aksionet kundër integritetit territorial të Ukrainës.Asetet e ngrira dhe ndalimi i vizave janë sanksionet që u vendosën nga BE-ja në muajin mars të vitit 2014, pasi Rusia e aneksoi Krimenë.

    Sanksionet ndaj Rusisë u ashpërsuan dhe në shtator të këtij viti u zgjatën edhe për gjashtë muaj të tjerë.

    Në listën e të sanksionuarve janë gjithsej 152 individë, përfshirë edhe zëvendëskyrministrin rus Dmitry Rogozin si dhe Dmitry Kiselyov, që shumica e konsiderojnë si shefin e propagandës ruse.

    Në listën e sanksioneve janë gjetur edhe 37 entitete, apo kompani që punojnë në Krime, si dhe njësi ushtarake të kryengritësve në lidnje të Ukrainës që i mbështet Rusia. (REL)


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark