Ish-drejtori i Arkivit të Ministrisë së Brendshme, gazetari dhe studiuesi, Kastriot Dervishi, ka publikuar një foto të vitit 1979, ku tregon Enver Hoxhën dhe Mehemet Shehun të kapur ‘dorë për dore’, me njëri-tjetrin.
Sipas tij, kjo foto është bërë në aeroportin e Rinasit, në kohën e ardhjes së trupit të pajetë të Hysni Kapos nga Franca.
Dervishi, shkruan, se kjo fotografi nuk është përdorur në publikime zyrtare dhe është njëra nga qindra fotot e shkrepura me rastin e ardhjes së trupit të Hysni Kapos nga Franca./mapo.al/