Insajderi
Lajme

“Fluturon” çmimi i naftës në Kosovë – kaq po kushton një litër naftë

Insajderi
04 August 2026 - 09:13
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Fluturon” çmimi i naftës në Kosovë – kaq po kushton një litër naftë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës në Kosovë, të vlefshme për datën 4 gusht.

Sipas njoftimit zyrtar, çmimet hyjnë në fuqi nga ora 10:00 dhe janë si më poshtë:

Nafta (dizel): 1.80 euro për litër

Benzina: 1.50 euro për litër

Gasi: 0.60 euro për litër

Me caktimin e këtyre çmimeve tavan, nafta ka shënuar sërish ngritje, duke arritur në 1.80 euro për litër.

Nga ministria u është bërë thirrje qytetarëve që për çfarëdo parregullsie apo mosrespektimi të këtyre çmimeve nga kompanitë e derivateve, t’i adresojnë ankesat e tyre në emailin zyrtar [email protected] ose në numrin pa pagesë 0800 11000.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark