Insajderi
Biznes

Shtyhet afati i dorëzimit të kuponëve fiskalë

Insajderi
01 August 2016 - 11:04
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Administrata Tatimore e Kosovës ka shtyrë afatin për dorëzimin e plikove me kuponë fiskalë, deri me datën 3 gushtë 2016, njofton Administrata Tatimore e Kosovës.

Arsyeja e shtyrjes së afatit për dorëzimin e kuponëve fiskal është, me qëllim që t’u jepet kohë e mjaftueshme qytetarëve për t’i dorëzuar plikot e kuponëve fiskalë.

Afati i paraparë për dorëzimin e tyre ka qenë nga 1 deri më 31 korrik.

“Duke marr parasysh faktin që deri më tani,  ka më shumë aplikime për  rimbursim të kuponëve fiskal, se sa dorëzim të plikove përkatëse, më qëllim që t’u jepet kohë e mjaftueshme për të dorëzuar  Plikot me  Kuponë Fiskal, të gjithë qytetarëve që kanë aplikuar për rimbursim , menaxhmenti i ATK-së,  vendos që afati për aplikim e rimbursimit të kuponëve fiskal, zgjatet deri më datën 03 gusht 2016 , ndërsa dorëzimi e plikove në Postë e Kosovës mund të bëhet deri me 4 gusht 2016”, thuhet në komunikatën e ATK-së./Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark