Insajderi
Lajme

Shtyhet fillimi i mësimit në Deçan për shkak të motit të keq

Insajderi
06 January 2026 - 23:34
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Shtyhet fillimi i mësimit në Deçan për shkak të motit të keq
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Komuna e Deçanit ka njoftuar se, për shkak të gjendjes së përkeqësuar atmosferike, fillimi i procesit mësimor në të gjitha institucionet arsimore të kësaj komune është shtyrë deri më 12 janar 2026.

Sipas njoftimit të kësaj komune, vendimi vlen për të gjitha shkollat e Komunës së Deçanit dhe u drejtohet institucioneve arsimore, prindërve dhe nxënësve, shkruan Insajderi.

“Njoftojmë të gjitha institucionet arsimore në Komunën e Deçanit, prindërit dhe nxënësit, se për shkak të gjendjes së përkeqësuar atmosferike, fillimi i procesit mësimor shtyhet deri më datën 12.01.2026”, thuhet në njoftim.

Komuna bën të ditur se ditët e humbura të mësimit, më 8 dhe 9 janar 2026, do të kompensohen deri në përfundim të vitit shkollor. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark