Gjykata Speciale ka shtyrë për një javë gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve.
Kështu është bërë e ditur nga vetë Specialja me anë të një njoftimi të lëshuar në uebfaqen zyrtare të tyre, shkruan Gazeta Insajderi.
Seanca e caktuar për nesër, sipas gjykatës, është anuluar.
“Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të 7-të të ZPS-së, gjykimi ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit është shtyrë për një javë dhe do të rifillojë të hënën, më 12 qershor, në ora 09:00. Seanca, e caktuar për nesër (24 maj), anulohet”, thuhet në njoftim.
Dëshmitari i shtatë ka filluar dëshminë e tij në seancën e së martës, e cila dëshmi pritet të zgjat rreth 7 orë. /Gazeta Insajderi/