×
  • Lajme
  • Lajme

    Shtyhet për 7 ditë afati për rekrutimin e kadetëve të rinj, kjo është data e fundit

    Insajderi
    18 June 2024 - 15:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se afati për konkurrim në konkursin e shpallur më 3 qershor, për rektrutimin e kadetëve për vitin 20224/2025 është zgjatur edhe për shtatë ditë tjera.

    Në njoftimin thuhet se data e fundit për aplikim është 24 qershor 2024 dhe se personat që kanë aplikuar nuk kanë nevojë të aplikojnë sërish.

    “Ministria e Mbrojtjes njofton të gjithë kandidatët e interesuar se afati për konkurrim në konkursin e shpallur më 3 qershor, për rekrutimin e kadetëve për vitin 2024/2025,  vazhdohet edhe për shtatë ditë tjera dhe data e fundit për aplikim është deri më 24.06.2024. Të gjithë kandidatët të cilët kanë konkurruar nuk kanë nevojë për rikonkurrim.”

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark