×
  • Lajme
  • Insajderi

    Komuna e Gjilanit gënjen haptas për shtyrjen e seancës, Kryesuesi i Kuvendit nuk është jashtë vendit

    Insajderi
    26 October 2022 - 12:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kuvendi Komunal i Gjilanit ka shtyrë prapë seancën e Kuvendit me arsyetimin se kryesuesi i Kuvendit, Arianit Sadiku gjendet jashtë vendit për arsye shëndetësore. Insajderi mëson se i njëjti ditën e djeshme kishte qenë në Gjilan dhe kishte marrë pjesë në një takim tjetër në Kuvendin e Gjilanit.

    Insajderi

    Mbledhja e 10-të e Kuvendit Komunal të Komunës së Gjilanit, e paraparë të mbahet ditën e nesërme, më saktë me datë 27 të këtij muaji, është shtyrë për një datë tjetër.

    Në e-mailin që ka siguruar Gazeta Insajderi, shihet se asamblistët janë njoftuar se do të shtyhet prapë seanca, pasi kryesuesi i Kuvendit, Arianit Sadiku gjendet jashtë shtetit për arsye shëndetësore.

    Me këtë e-mail janë njoftuar asmablistët për shtyerjen e seancës.

    Por, në postimin e Mimoza Kadriut shihet se kryesuesi i Kuvendit, Arianit Sadiku, nuk gjendet jashtë Kosovës. Ai ditën e djeshme ishte në një takim tjetër në Kuvendin e Gjilanit.

    “Pozita e gruas ne vendimmarrje dhe siguria e saj ne pune” ishte tema qe u diskutua dje ne sallën e Kuvendit Komunal, ku i pranishëm ishte edhe kryesuesi i Kuvendit Komunal të Gjilanit.

    “Te pranishem ishin nënkryetarja e Komunës Znj. Leonora Morina Bunjaku, kryesuesi i Kuvendit Komunal z. Arianit Sadiku, drejtor te institucioneve te arsimit dhe institucioneve shëndetësore, nga zyra e Auditorit te Komunës, drejtor te drejtorive, asamblist, përfaqësues te shoqërisë civile dhe qytetar te tjerë” – shkroi Kadriu në postimin e saj në rrjetin social, Facebook.

    Postimi i asamblistes Mimoza Kadriu

    Gazeta Insajderi ka kontaktuar edhe me ish kryesuesen e Kuvendit Komunal në Gjilan, njëherit anëtaren e Kuvendit, Shpresa Kurteshi-Emini.

    Kurteshi – Emini tha se Kryesia nuk ka arritur ende ta mbyll seancën e 8-të të thirrur në muajin korrik.

    “Seanca nesër nuk do të mbahet për shkaqe shëndetësore të kryesisë së kuvendit. Nuk kemi pasur telashe por kryesia aktuale nuk ka arritë seancën e 8-të që është thirrë në muajin korrik me mbyll akoma. Katër herë radhazi e ka thirrë por nuk ka mujtë me mbajt e me realizu” – tha ajo.

    Ajo e cilëson si arsye jo të fortë gjendjen shëndetësore të Kryesuesit të Kuvendit për mosmbajtjen e seancës. Pasi sipas saj seancën mundet me udhëheq zv. kryesuesi për komunitete ose kryetari më i vjetër i Kuvendit.

    Sipas ligjit edhe rregulloreve, seancën mundet me udhëheq zv, kryesuesi për komunitete ose kryetari më i vjetër i Kuvendit. Nuk është arsye shumë e fortë kjo për mos me u mbajt kuvendi” – tha Shpresa Kurteshi – Emini për Insajderin.

    Insajderi ka provuar të kontaktojë edhe me z. Arianit Sadiku, por i njëjti deri në momentin e postimit të këtij artikulli nuk është përgjigjur.

    Përndryshe, më 27 tetor, në rend dite është paraparë të jenë: Kërkesa nga Policia e Kosovës për dhënien në shfrytëzim të objektit të ish QKM-së (pa rekomandim të KPF), raporti i punës i Kryetarit të Komunës për periudhën janar-qershor 2022, raporti i punës për vitin 2021 i Komisionit Komunal të aksionarëve në KRM “Higjiena”, NPL “Stacioni i Autobusëve” dhe “Tregu”, propozim vendimi për emërimin e anëtarëve të Komisionit komunal të aksionarëve në NPL “Stacioni i Autobusëve”, “Tregu” dhe KRM “Ecohigjiena”, propozim vendimi për shpalljen e interesit publik për pjesën e parcelës nr.309-0 ZK Stublinë, propozim vendimi për themelimin e Komisionit për zgjedhjen e Këshillave lokale, informata për korrje-shirjet, informata e Komisionit për ndarjen e bursave, raporti financiar janar-shtator 2022, propozim vendimi për caktimin e normave tatimore në pronën e paluajtshme për vitin 2023, propozim vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit 01.Nr.016-55950 të dt.26.05.2022 për themelimin e KKSB, të gjitha këto si rekomandime të Komitetit për Politikë dhe Financa, nga tri takime të tij radhazi.

    GAZETA INSAJDERI

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark