Insajderi
Shqipëri/Rajon

Shtyhet seanca gjyqësore ndaj Erion Veliajt, gjobiten avokatët

Insajderi
13 October 2026 - 11:37
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Shtyhet seanca gjyqësore ndaj Erion Veliajt, gjobiten avokatët
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Seanca gjyqësore ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, është shtyrë për datën 27 tetor.

Shkak për shtyrjen është bërë mosparaqitja e avokatëve të Veliajt, të cilët vijojnë bojkotin në shenjë kundërshtimi ndaj rregullave të përcaktuara nga Kuvendi.

Gjatë seancës, prokurori ka deklaruar se avokatët po kryejnë shkelje dhe ka kërkuar marrjen e masave ndaj tyre. Si rezultat, avokatët janë gjobitur me 100 mijë lekë.

Erion Veliaj ndodhet në burg, ndërsa përballet me akuza për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Në kuadër të së njëjtës çështje janë të përfshirë edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, si dhe disa biznesmenë e bashkëpunëtorë, ndaj të cilëve janë ngritur akuza që lidhen, ndër të tjera, me korrupsionin.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark