×
  • Lajme
  • Lajme

    Shtyhet seanca ndaj Manxhukës dhe të tjerëve, Egzon Azemi kërkon përjashtimin e prokurorës së rastit

    Insajderi
    11 January 2024 - 11:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Është shtyrë me datën 3 prill seanca fillestare ndaj katër ish- aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, Egzon Azemi, Qerim Leshani dhe Edi Zenelaj, shkruan Gazeta Insajderi.

    Seanca është shtyrë pasi që ish-asamblisti i VV-së, Egzon Azemi i cili kërkoi përjashtimin e prokurores Fikrije Fejzullahu nga ky rast.

    “Kërkoj përjashtimin e prokurores, unë personalisht nuk e kam njohur paraprakisht as prokuroren as palën kinse të dëmtuar, mirëpo pas intervistimit që kemi pasur nga prokurorja në fjalë edhe vetë gjatë këtij intervistimi, prokurorja ka deklaruar se është përfolur disa herë se ka qenë prokurore në rastet të cilat janë të perfshirë aktivistët e VV-së”, tha Azemi.

    Ai theksoi se në aktakuzë ngarkohen si persona zyrtarë edhe pse nuk mund të akuzohesh për një vepër të tillë nëse një i pandehur e ka kryer një vepër pa qenë person zyrtar.

    Arlind Manxhuka, zëdhënës i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Egzon Azemi, ish-asamblist i kësaj partie në Prishtinë, ngarkohen për veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”, ndërkaq Qerim Elshani dhe Edi Zenelaj akuzohen për “Kanosje”.

    Të njëjti po akuzohen se me dashje kanë kanosur të dëmtuarit, gjykatësin e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, Mentor Bajraktari dhe prokurorin special Afrim Shefkiu

    /Gazeta Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark