Insajderi
Lajme

Shtyhet seanca ndaj të akuzuarit për vjedhjen e 170 argetave

Insajderi
11 December 2025 - 13:11
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Shtyhet seanca ndaj të akuzuarit për vjedhjen e 170 argetave
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në mungesë të të akuzuarit V.H., ka dështuar të mbahet seanca fillestare në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në rastin ku i njëjti akuzohet për vjedhjen e 170 argetave në vlerë 133 euro.

Gjykatësi i rastit, Fisnik Gashi tha seanca nuk do të mbahet pasi nuk janë plotësuar kushtet ligjore, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Gashi tha se Gjykata do të ndërmarrë veprimet e nevojshme për sigurimin e të pandehurit pas pranimit të përgjigjes nga Policia e Kosovës, pasi për të akuzuarin është lëshuar urdhëresë për verifikim adrese.

Sipas aktakuzës së ngritur më 24 janar 2022 nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, V.H., akuzohet se më 30 nëntor 2021, në dyqanin “Viva Fresh Store” në Prishtinë, me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm të pasurisë për vete, merr nga rafti i marketit 170 pashteta “Argeta” në vlerë prej 133 euro, dhe i vendos në dy qese, mirëpo kapet në flagrancë nga Policia e Kosovës.

Me këtë, V.H., po akuzohet se ka kryer veprën penale “Vjedhje” nga neni 313, paragrafi 1 të Kodit Penal. /BetimipërDrejtësi


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark