Insajderi
Lajme

Shtyhet seanca paraprake ndaj Erion Veliajt

Insajderi
02 December 2025 - 11:43
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Shtyhet seanca paraprake ndaj Erion Veliajt
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Është shtyrë për në datën 5 dhjetor gjykimi paraprak ndaj Erion Veliajt dhe të tjerëve.

Shtyrja e seancës u bë në pranim të kërkesës së Veliajt për t’u konsultuar me avokatët e tij për vijimin e gjykimit.

Gjatë seancës së sotme Veliaj i ka kërkuar gjykatës t’i krijohet mundësia për të studiuar aktet e dosjes përmes pajisjeve teknologjike. Në të kundërt, sipas tij, të lejohet të shkojë në gjykatë çdo ditë për të studiuar aktet. Kërkesa iu refuzua nga gjykata, shkruan A2.

Më tej, Veliaj ka kërkuar që në sallën e gjyqit të mos qëndrojë në kafazin e xhamit, pasi, sipas tij, ky është trajtim degradues.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark