Një vizitë e Sekretarit Amerikan të Shtetit Rex Tillerson që ishte paraparë të zhvillohej nesër, është shtyrë për javën tjetër, ka thënë zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë Maria Zakharova.
Zakharova tha se Rusia priste që Tillerson të vizitonte Rusinë nesër dhe të shpjegonte për sulmin raketor të Amerikës ndaj Sirisë.
“Le të vijë dhe të tregoj se çfarë gjërash të çuditshëm bënë ata”, ka thënë Zakharova, raporton Reuters. /Insajderi.com