Teksa Parlamenti Studentor sot për orë të tëra bllokoi të gjitha hyrjet e rektoratit të UP-së për senatorët që do të votonin për Këshill Drejtues, rektori i ftoi në diskutim të përbashkët, shkruan Insajderi.
Ky reagim i studentëve, është si pasojë e pretendimeve të tyre për shkelje statutore të UP-së nga U.D sekretarit, Besfort Krasniqi dhe rektorit, Naser Sahiti.
Krasniqi bashkë me Sahitin “kurdisën” një plan në prag të zgjedhjeve për Këshillin Drejtues “ëndrrën” e shumë senatorëve. Ata pa të drejtë ua ndërprenë mandatin senatorëve student aktual dhe i ftuan senatorët e zgjedhjeve të fundit, ani pse mandati i tyre nuk fillon gjerë me 1 tetor.
Burime të Gazetës Insajderi bëjnë me dije që edhe pas takimit me rektorin si përfundim nuk doli zgjidhje rreth shqetësimit të studentëve, meqë rast tani kanë filluar ndërhyrjen edhe policia.
Insajderi iu mbanë të informuar për zhvillimet e tjera.