Insajderi
Lajme

Shukri Buja surprizohet nga stafi për ditëlindje

Insajderi
27 August 2025 - 10:33
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Shukri Buja surprizohet nga stafi për ditëlindje
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, sot festoi ditëlindjen, ku u surprizua nga ekipi i tij.

Përmes një postimi në Facebook, Buja shprehu mirënjohjen për këtë gjest, duke e quajtur një dhuratë të veçantë nga bashkëpunëtorët e tij.

“Jam thellësisht mirënjohës për surprizën dhe urimet që më bëtë sot me rastin e ditëlindjes. Gjesti juaj i sinqertë, atmosfera e ngrohtë, si dhe fjalët e mira janë dhurata më e bukur që mund të marrë njeriu nga bashkëpunëtorët e tij. Faleminderit stafit tim të mrekullueshëm për kujdesin, respektin dhe përkrahjen që tregoni çdo ditë”, shkroi ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark