Shuma marramendëse që kërkoi çifti i “Për’puthen” për një intervistë - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Shuma marramendëse që kërkoi çifti i “Për’puthen” për një intervistë

    Insajderi
    06 May 2021 - 16:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Konkurrentët e emisionit “Për’puthen” janë kthyer në personazhet më të ndjekur të këtyre muajve në media e rrjete sociale dhe gjithçka rreth tyre përbën interes të madh për publikun. Si personazhet më të përfolur të momentit dhe më të komentuarit në rrjete sociale, ata janë të kërkuar momentalisht për reklamime të bizneseve të ndryshme dhe po përfitojnë shuma të mëdha parash.

    Së fundmi, ka qenë moderatorja e njohur, Aulona Musta ajo e cila ka zbuluar çmenduritë që po ndodhin me çiftet e krijuara së fundmi në “Për’puthen”, ku tregoi se ato i kanë kërkuar 5 mijë euro për të qenë pjesë e emisionit.

    “Njërin nga çiftet i ftova në emision dhe më kërkuan 5 mijë euro për të qenë të pranishëm në intervistë”, u shpreh Aulona në emisionin “Pardon my french.

    Moderatorja lajmëroi para pak ditësh se shumë shpejt do të rikthehet me një program në ekran. Programi që do ta kthejë në ekran Aulona Mustën pas një periudhe pauze, do të jetë një “Late night show” dhe siç e tha moderatorja do të përmbajë pak nga të gjitha.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark