×
  • Op-Ed
  • Op-Ed

    Shumë njerëz që sot jetojnë kanë faj!

    Insajderi
    08 December 2022 - 11:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shkruan: Klodiana Peka, punonjëse sociale

    1. Si ndihen ata njerëz që kanë qenë pjesë e jetës së saj?

    Ajo jetonte e vetme dhe shtatzënë. Ku ishin Familja e burrit, apo e saj, kushërinjtë e parë dhe të dytë?

    Apo secili sheh jetën e vet?!

    Egoistë!!!

    Derën nuk ia hapët kur ishte gjallë, por po e hapni tani që ka vdekur.

    Po kur do kuptoni që vajza është kuptimi i jetës dhe i frymës tuaj???

    E dashur familje, u treguat të papërgjegjshëm.

    Të ndihmosh një grua që po sjell krijesën e Zotit është lumturia më e madhe që mund t’i japësh vetes. Apo ju e mbaruat ciklin e jetës prindërore e tani doni të jeni rehat?

    Nëna dhe babai e ka për obligim të falë dashuri dhe të kujdeset për fëmijën deri në frymën e fundit. Sepse zemra juaj rreh edhe jashtë (tek fëmija juaj).

    2. Faj kanë dhe institucionet shtetërore.

    Nuk u intereson çfarë u ndodh qytetarëve. Thjesht shkojnë në punë pune sa për të marrë një rrugë dhe kaq. nuk ka kontrolle, bashkëpunim. Nuk respektohet ligji, funksionet e punës. Asgjë nuk vlen!

    3. Organizatat e grave që mbrojnë të drejtat dhe jetën e gruas.

    Ku ishin??? Apo janë në gjendje letargjike. Nuk kanë lexuar apo shfletuar ndonjë denoncim ose urdhërmbrojtje që ta ndiqnin rastin për një vit. Që të sigurohet jeta e kësaj gruaje. Apo shkojnë kot plotësojnë letra, e flasin kot që të duken bukur, dhe kënaqin delirin e tyre të madhështisë nëpër televizione?!

    4. Psikologët dhe Punonjësit Socialë i monitorojnë këto probleme apo qëndrojnë kot si emër?

    Ju psikologë apo punonjës socialë jeni ato që monitoroni rastet e dhunës dhe i delegoni aty ku duhet. Çojeni misionin tuaj deri në fund!

    Ajo nuk ka faj për zgjedhjen që ka bërë, po fati deshi të përjetonte makthe të vërteta. Sepse këta meshkuj ofron jeta jonë (psikopatë, të pashpirt, të papërgjegjshëm, të pazotë).

    Zoti e çoi atë grua në jetën e tij për t’i dhënë mundësi që t’i ndriçohej mendja e shpirti. Kaq i zi paske qenë o njeri!

    Po është e kotë, qenia e keqe, ose e kalbur, rrjedh në vena, është e brendësuar. Nuk besojnë në Zot por besojnë vetëm në ligësi deri aty ku merret jeta e tjetrit padrejtësisht.

    Të Zotit jemi dhe tek ai shkojmë me lejen e tij dhe jo nga duart e njeriut.

    Kjo është e rëndë të ndodhin krime të tilla, në një vend të vogël me pak banorë. Mund të menaxhohen shumë mirë dhe mund të ulet niveli i kriminalitetit.

    Që të drejtosh një vend e një popull, në radhë të parë duhet të jesh qenie sociale, autoritare dhe empatike. Indiferentizmi dhe liria e tepërt e institucioneve çon në degradim, injorancë dhe sëmundshmëri mendore të popullit.

    Rriteni funksionin e instancave shtetërore që mos të trembemi nga këto lajme shqetësuese. Dhe mos të bëhen frymëzim për raste të tjera që të bëjnë vepra të ngjashme.

    Zot na ruaj nga çdo gjë e keqe!

    Zoti e mëshiroftë nënën dhe bebin!

    Shumë e dhimbshme!

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark