×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Shumë pyetje politike mbetën pa përgjigje”- Lajçak deklarohet pas takimit për dinarin

    Insajderi
    27 February 2024 - 16:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ndërmjetësuesi i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tha se takimi i sotëm për dinarin në Bruksel është hap i rëndësishëm, por që “shumë pyetje politike mbeten pa përgjigje”.

    Lajçak këtë e deklaroi në llogarinë e tij në platformën ‘X’ (ish-Twitter), duke shtuar se do të nevojiten takime shtesë për çështjen e dinarit, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Mirëpres angazhimin e palëve për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme për komunitetet e prekura nga rregullorja e fundit e BQK-së. Takimi i sotëm i Dialogut ishte një hap i parë i rëndësishëm, por shumë pyetje politike mbeten pa përgjigje. Do të nevojiten takime shtesë”, tha Lajçak.

    Pjesë e takimit ishte guvernatori i BQK’së, Ahmet Ismaili, si dhe zëvendësguvernatori Dardan Fusha.

    Ismaili në një prononcim për REL-in pas takimit tha se janë diskutuar modalitetet teknike se si mundet të vazhdojë financimi nga Serbia, përmes kanaleve ligjore dhe transparente në llogari bankare të përfituesve në euro, bazuar në propozim e BQK-së dërguar te Banka Popullore e Serbisë.

    “Nuk ka asgjë tjetër dhe as nuk kemi pranuar diskutime tjera”, ka thënë Ismaili.

    “Rregullorja është në fuqi dhe nuk ndryshohet. Zbatimi i saj nuk vihet në diskutim. Mundësi ligjore ka për transfer legal. Nëse gjithmonë Serbia ka gatishmëri t’i shfrytëzojë ato”, është shprehur ai. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark