×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Shumica kanë punuar ligjshëm” – flet kryetari i ShBLFK-së për aktakuzën e ngritur ndaj tij dhe të tjerëve

    Insajderi
    09 October 2022 - 21:11

    Istref Veliqi që drejtonte Shoqatën e Bizneseve të Lojërave të Fatit, sa këto biznese ishin legale në Kosovë, dhe i akuzuar në këtë rast ka pranuar që të flas për InDok, shkruan Gazeta Insajderi.

    Ai ka folur për atë se si e sheh aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale, flet për të akuzuarit e rastit, kryesisht biznesmenë, anëtarë të shoqatës që ai e kryesonte.

    Sipas tij aktakuzë është ngritur për të arsyetuar mbylljen e lojërave të fatit që ndodhi në vitin me shpejtësi në vitin 2019.

    “Shumica prej tyre po them, ndoshta ka ndonjë shkelje aty-këtu, por të gjithë ata njerëz që janë të akuzuar kanë qenë duke punuar ligjshëm, kanë pasur licence, punëtorë të lajmëruar, kanë paguar tatim ndoshta ka pasur ndonjë shmangie të tatimit apo shkelje ndokund por për ato nuk ishte dashur neve pas mbylljes të gjithëve përnjëherë me na fut në aktakuzë. Unë mendoj që kjo ka qenë një aktakuzë me arsytu veprimin e tyre, veprimin e mbylljes në njëfarë mënyrë që ne paskemi qenë të jashtëligjshëm, çka nuk është e vërtetë aspak, ne të gjithë kemi punuar ligjshëm, dhe kemi paguar taksa shtetit, për tatim-fitim, punëtorët i kemi pasur të lajmëruar, trustin të gjithë”, ka thënë ai në InDoks.

    Istref Veliqi

    Ndaj Veliqit rëndon akuza për organizim të skemave piramidale. Ai e përqesh këtë akuzë.

    “Aktakuza jem personalisht është shumë shumë qesharake, fillimisht jam i akuzuar për shmangie të tatimit që nuk ka asnjë bazë. Unë rri lirshëm se e vërtetojë 100% të kundërtën, 2) ju ka besu ajo ekspertiza një personi të ATK-së i cili ka qenë i suspenduar një kohë të gjatë për korrupsion, për dyshim korrupsioni, i cili mua personalisht se e them haptazi por spo ja them emrin, më ka taku mua paraprakisht dhe më ka thënë ne duhet me bë diçka që aktakuzë nuk është në rregull. Duhet me bë diçka, më ka takuar në këtë lokalin tash këtu ku jemi, i them atij zotëriut nuk kanë nevojë më bë asgjë se unë jam në rregull”, deklaroi ai.

    Veliqi në këtë intervistë për InDoks ngrit dyshime që zyrtari i Administratës Tatimore që kreu ekspertizën, edhe mund ti ketë kërkuar ryshfet.

    “Po në thojza po, në mënyrë direkt jo por indirekte po njëfarë mënyre pse vjen me të taku një hetues i ATK-së me të taku ty personalisht.   Para se me përfundu aktakuzë, unë ja kam thënë edhe në gjyq këtë punë edhe gjyaktë edhe ka me thënë sepse ai absolut nuk është i besueshëm për me bë një ekspertizë financiare as nuk e ka tani. Ne kemi bërë ankesë në komisionin ne si firmë që jemi tash në gjykatë, kemi bërë ankesë për shkak se ka qenë ekspertiza ose barazi ka qenë shumë e pa logjikshme dhe ka pasur dëshmi të cilat ne me ia dëshmu çdo kohë, por ska deshtë ska pranu zotëria, tjetra ka qenë ne kur kemi bë anekse, ankesa na u ka pranu, na u ka rikthy ankesa, pastaj e ka marrë një grup tjetër dhe arsyetimi i tyre ka qenë që ne nuk guxojmë policisë ose atë ekspertizë paraprake nuk guxojmë me prek. Tash jemi në gjykatë, edhe nuk e kanë vazhdu e kanë lënë qysh e ka bërë i pari dmth neve na kanë dhënë komisioni të drejt por pastaj nuk u bë asnjë hap për me vërtetu edhe njëherë atë dhe tani jemi në gjyq”, ka thënë kryetari i ShBLFK-së. 

    Dokumentari i plotë – InDoks | Dosja e bixhozit

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark