Insajderi
Lajme

“Shyqyr që është Hashim Thaçi gjallë, se përmendore i kishin vendosë për vota”- aktivisti godet VV’në

Insajderi
08 September 2024 - 09:19
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Shyqyr që është Hashim Thaçi gjallë, se përmendore i kishin vendosë për vota”- aktivisti godet VV’në
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Aktivisti i shoqërisë civile në Podujevë, Shemsi Jashari, ka thumbuar partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje, pas përurimit të shtatores së ish-presidentit Ibrahim Rugova në këtë komunë.

Jashari, me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se VV’ja do ta shfrytëzonte politikisht edhe ish-presidentin Hashim Thaçi po të mos ishte gjallë.

“Rugovizmi i Vetëvendosjës. Shyqyr që është Hashim Thaçi gjallë se, edhe përmendoren e tij e kishin vendosë veç me fitu naj votë”, ka shkruar ai.

Lidhur me përurimin e shtatores së Ibrahim Rugovës ka pasur një sërë reagimesh ndaj partisë në pushtet. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark