Në muajin mars të vitit 2018, këngëtari Mentor Haziri mori vëmendjen e mediave rozë me komentin e tij për përformancën e Fifit dhe MC Kreshës në festivalin “Kënga Magjike”
Ai tha se ka qenë perfomancat më e dobët e festivalit.
“Thjesht ka qenë performanca më e dobët e festivalit, stonatura ka qenë e jashtëzakonshme. Mendoj që ka qenë një ndër performancat më të dobëta. Nuk ishte kënga e keqe vetëm se performanca nuk ka qenë për t’u lëvduar. Diçka ndodhi me Fifin dhe Kreshën me mikrofonin dhe dëgjuesin. Fifi nuk ka qenë në më të mirën e mundshme për shkak të stonaturës”, u shpreh ai.
Haziri e votoi me vetëm 4 pikë këngën e famshme të dyshes, e cila në fakt u kthye në një ndër baladat më të preferuara.
Thumbat virtualë mes tyre vazhduan e debati shkaktoi bujë në media e mesa duket akoma nuk janë rregulluar marrëdhëniet mes Fifit dhe Mentor Hazirit.
Mentor Haziri ka qenë i ftuar ditën e sotme në “Abc e Mëngjesit” ku është pyetur lidhur me ‘sherrin’ e bujshëm që pati me këngëtaren Fifi, ai u shpreh se nuk donte t’i bënte reklamë dikujt tjetër të parëndësishëm.
“Është shumë i parëndësishëm dhe nuk dua t’i bëj reklamë dikujt tjetër të parëndësishëm. Është i parëndësishëm, ndoshta nivel shumë i ulët i asaj bisede”, u shpreh ai.