×
  • Sport
  • Sport

    Si e bëri “arma sekrete” Joshuan në një ‘shkatërrues’ të kundërshtarëve – a e pret e njëjta gjë edhe Duboisin?

    Insajderi
    20 September 2024 - 19:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Anthony Joshua është formuar në një makinë shkatërruese me nokaut nën drejtimin e trajnerit Ben Davison.

    AJ iu bashkua palestrës Harlow të trajnerit të ri dhjetorin e kaluar përpara se të mposhte Otto Wallin në gjashtë raunde.

    Ai më pas nokautoi brutalisht Francis Ngannou në mars vetëm pesë muaj pasi ylli i MMA shkatërroi Tyson Fury përkundër humbjes kontroverse të tij.

    Joshua shkon në meçin e tij të tretë nën Davison të shtunën në Wembley duke sfiduar për titullin IBF të Daniel Dubois.

    Dhe ish-kampioni David Haye beson se AJ është kthyer në më të mirën e tij shkatërruese – ose ndoshta edhe më mirë.

    Ai i tha William Hill’s Up Front me Simon Jordan: “Derisa filloi të punonte me Ben Davison, ai nuk e modeloi stilin e tij rreth pikave të tij të forta”.

    “Ai tani ka disa sekuenca të paracaktuara me grushte që janë absolutisht shkatërruese, ai thjesht pret kohën e duhur derisa të duhet të tërheqë këmbëzën – pastaj kundërshtarët ‘shkojnë të flenë’”.

    “AJ është një luftëtar shumë më i mirë tani pasi ka humbur ato dy ndeshje – ai ka mësuar nga gabimet e tij”.

    “Gjithçka është e strategjizuar dhe e renditur tani, dhe ky është efekti Ben Davison”, ka shtuar më tej Haye. /Telegrafi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark