
Aktori, Osman Azemi, i njohur me personanzhin e “Teta Gjyli” tregon për Gazetën Insajderi se si i ra në fije se emri i tij po keqpërdoret nga një mashtrues dhe po dëmtohen biznese të shumta.
Fillimisht Osmanin e kishte thirrë një kompani e dëmtuar duke e pyetur se kur po fillon me xhirimet në bazë të kontratës që ata kishin nënshkaru me të dyshuarin Gentrit Shala. Për këtë kontratë Osmani nuk ishte në dijeni fare.
“Me ka thirr një biznes i Ferizajt dhe me tha unë e kam kry pagesën, tha kur keni me ardh me xhiru, unë e pyta me kë po flas se unë jam Osmani, tha po, një djal me emrin Gentrit ka fol si producent i serialit, une i thash që nuk njoh askend, sigurit është mashtrim. Pastaj ai ma dërgoj kontraten dhe unë menjëherë e lajmrova rastin në polici. Edhe sot mu kanë lajmëru 7-8 biznese që nga momenti që është bërë publike si lajm”, u shpreh Azemi.
Pasi Azemi ka pranuar kontratën, e ka kontatuar Gentrit Shalën duke i kërkuar llogari për të bëmat e tij.
“Puno ndershëm”, i kishte thënë Azemi duke shtuar për Insajderin se është ndjerë keq për bizneset e dëmtuara.
“Kur mi kanë dërgu bizneset kontratat, ai e kishte lënë numrn e telefonit. Edhe unë e thirra në telefon. Momentin që e murr vesh që jam unë, unë e luta i thash të lutem gjeje një punë të ndershme e puno ndershëm si krejt bota mos u merr me këso mashtrime sepse unë u ndisha shumë keq kur bizneset u dëmtojshin në emër tem. Unë shkova meniherë në polici dhe e lajmrova rastin shkova drejt në Gjilan se e mora vesh që është nga atje, policia u treguan shumë profesional dhe e kanë ndalu personin”, ka thënë Azemi.
Për këtë rast që u zbulua është njoftuar edhe Prokuroria pas denoncimit të vet aktorit Azemi, i cili ka dhënë deklaratë në Polici në cilësinë e viktimës.
Dretoria Rajonale e Gjilanit ka bërë të ditur se ka arrestuar 25 vjeçarin, Gentrit Shala i dyshuar se ka future në lajthitje disa biznese në Gjilan e Prizren duke i mashtruar dhe duke përfituar shuma të konsiderueshme parash nga ta.
“I dyshuari këto mashtrime dyshohet se i ka bërë duke u thirrur në emër të një kompanie nga Prishtina me pronar Shqiptar Shtetas i Kosovës kinse kjo kompani këto biznese do ti reklamoj gjatë shfaqjes së një seriali në një televizionin publik Kosovar”, thuhet në njoftimin e policsë.
Gentrit Shala është ndaluar 48 orë nga Policia e Kosovës nën akuzën për “Mashtrim”.