×
  • Lajme
  • Analiza

    Si i shiti Shaban Muja rrejshëm pronat e Kosovës në Bosnjë e Mal të Zi? Insajderi sjell detajet

    Insajderi
    29 September 2022 - 21:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Disa asete të Agjencisë Kosovare të Privatizimit në Mal të Zi dhe Bosnje e Hercegovinë janë shituar në mënyrë të paautorizuar nga Shaban Muja, i cili është arrestuar dhe tash gjendet në paraburgim për 30 ditë. Por, sa kanë vlerë këto prona, dhe si do t’i kthejë AKP në menaxhim? Gazeta Insajderi sjell detajet.

    Gazeta Insajderi

    Tri ditë më parë Krimet Ekonomike arrestuan Shaban Mujën, pasi i njëjti dyshohet se duke përdorur emrin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, i ka shituar disa nga asetet që janë nën menaxhimin e këtij institucioni.

    Bëhët fjalë për disa prona në Mal të Zi, dhe në Bosnje e Hercegovinë, shkruan Gazeta Insajderi.

    Ai dyshohet se të njëjtat i ka shitur duke paraqitur dokumente të rrejshme dhe duke përdorur nënshkrimin e personit zyrtar të AKP-së, kinse si zyrtar i autorizuar nga kjo Agjenci, që nga viti 2019 e deri në vitin 2022.

    Kështu ai ka kryer veprat penale: falsifikimi i dokumenteve, mashtrim dhe prezantimi i rremë si person zyrtar, shkruan Gazeta Insajderi.

    Të dyshuarit, Muja, i është caktuar dje masa e paraburgimit prej 30 ditësh, pasi paraprakisht ka qëndruar në mbajtje për 48 orë.

    “Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh peshën e veprave penale, mënyra dhe rrethanat në të cilat dyshohen se janë kryer veprat penale, andaj me lënien në liri, ekziston rreziku i ikjes së të pandehurit Shaban Muja, me qëllim të shmangies nga përgjegjësia, po ashtu ekziston rreziku që i njëjti do ti asgjësojë, fsheh apo ndryshjë provat e veprës penale, ndikimit në dëshmitarë si dhe rreziku i përsëritjes së veprave penale. Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë”, thuhet në njoftim e Gjykata Themelore e Prishtinës, shkruan Gazeta Insajderi.

    Lexo edhe:

    Për cilat prona bëhet fjalë, dhe si do t’i kthej Kosova ato?

    Agjencia Kosovare e Privatizimit ka treguar për Gazetën Insajderi se cilat pronat janë shituar nga i dyshuari Shaban Muja.

    “Në rastin konkret bëhet fjale për pronat; lokali afarist në Podgoricë të Malit të Zi me sipërfaqe prej 125 m2 dhe 68 m2 i ka magazinë–podrum dhe 3 lokale afariste të cilat gjenden në Tuzëll, Bosnje dhe Hercegovinë”, thuhet në përgjigjen e AKP-së, shkruan Gazeta Insajderi.

    Këto prona kanë vlerë të rëndësishme për Agjencinë Kosovare të Privatizimit.

    “Agjencia konsideron se kanë një vlerë të rëndësishme, sepse gjenden në lokacione frekuentuese. Pronat në fjalë i përkasin Ndërmarrjes Shoqërore “Jatex” (ishEmin Durakut), me seli në Gjakovë”, thuhet në përgjigjen e Agjencisë për Gazetën Insajderi.

    AKP ka treguar se si mendon t’i kthej pronat e shituara nga i dyshuari Muja.

    “Me vendimin e Ministrisë së Financave të Malit të Zi është anuluar vendimi i Drejtorisë për Kadastër dhe Pronë i Podgoricës për tjetërsimin e pronës ne bazë të kontratës së lidhur nga palët e treta me nr. UZZ br 543/22 i datës 08/04/2022  në emër të NSh “Jatex“, Gjakovë. Aktualisht jemi në proces gjyqësore në Gjykatën Themelore në Podgoricë për anulimin e kontratës së shitblerjes. Sa i përket pronave në Bosnje Hercegovinë jemi në proces të ndjekjes së po të njëjtave veprime për anulimin e veprimeve të paligjshme. dhe ndalimin e pasojave juridike dhe ekonomike të pronës së Ndërmarrjes Shoqërore ”Jatex” me seli në Gjakovë”, zbulon AKP për Gaztën Insajderi./Gazeta Insajderi/

    Lexo edhe:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark