InDoks këtë të diele do të transmetoj një intervistë ekskluzive me politikanin serb, Aleksandar Jabllanoviç.
Në këtë intervistë të gjatë dhënë për InDoks, ish-Kryetari i Listës Serbe, tash kryetar i Partia e Serbëve të Kosovës, Aleksandar Jablanoviç ka rrëfyer për të kaluarën e tij, për deklaratën që e largoi nga posti i Ministrit në Qeverinë e Kosovës.
Jablanoviç ka folur për përplasjen në mes të qeverisë në Beograd e asaj në Prishtinë, dhe si e ndikon jetën e serbëve por edhe të të tjerëve në Veri të Kosovës.
Ai ka folur për zgjedhjet dhe targat. Ka denoncuar Listën Serbe si një parti që i mban peng sidomos serbët e Veriut.
Është një rrëfim ku ai shpreh qëndrimet e tija politike si asnjëherë më parë. A do të mund të mbahen zgjedhjet në Veri? A do të eskaloi situata pas 21 nëntorit? Si e ushtron kontrollin Lista Serbe në atë territor të Kosovës?
Intervista e plotë mund të ndiqet në Kanal10 dhe në kanalin e Insajderit në YouTube në ora 20:00.