×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “S’i lajnë fabrikat pa prodhu”- Bislimi thotë se po shkojnë gjyshet dhe jo të rinjtë

    Insajderi
    15 February 2024 - 13:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Zëvendëskrysministri Besnik Bislimi, nuk sheh kurrfarë rreziku për ikjen e njerëzve nga Kosova, pas liberalizimit të vizave.

    Ai thotë se kjo është ‘propagandë që dikush po e bën në Kosovë’.

    Bislimi në emisionin Konfront të KTV-së, deklaroi se nga njerëzit që po shkojnë, janë ‘kryesisht gjyshet për t’i parë nipat’.

    “Këta që thonë kanë me dalë 30 mijë vetë, kanë me dalë 50 mijë vetë, kanë me shku 100 mijë, këta nuk e dinë as sa bëjnë 100 mijë.

    Është e pakapshme që shpresojnë ta dëmtojnë shtetin, me shpresën që e dëmtojnë Qeverinë.

    Nuk është duke e pa kërkush (ikjen masive), është duke e dëshiru dikush, por nuk është tuj e pa kërkush.

    Për shembull, këta thonë 20 mijë vetë kanë hyp në aeroplan këtë vit, po prej atyne 20 mijë vetave nja 5 mijë janë gjyshe tona që po shkojnë me i pa nipat atje, ato s’kanë me hi në treg të punës në Gjermani, as nuk kanë me i lanë fabrikat pa prodhu në Kosovë, se nuk kanë qenë në treg të punës”, tha Bislimi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark