Si mbeti ministrja Rizvanolli jashtë konferencës së rëndësishme në Washington? - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Si mbeti ministrja Rizvanolli jashtë konferencës së rëndësishme në Washington?

    Insajderi
    14 July 2023 - 14:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli mungoi në konferencën e mbajtur në Washington, ku do të flitej për bashkëpunimin mes shteteve të Ballkanit Perëndimor, anipse ishte e ftuar të mbante fjalim, shkruan Insajderi.

    Shkak për mospjesëmarrjen e Rizvanollit në këtë konferencë të rëndësishme ishin disa projekte në Kosovë që për ministren ishin prioritet.

    Këshilltarja e ministres Rizvanolli, Edita Pozhegu tha për Insajderin se kanë kërkuar mundësin për pjesëmarrje virtuale në konferencë, por që nuk u realizua.

    Kështu, shtetin e Kosovës në Washington e përfaqësoi ambasadori Ilir Dugolli.

    Për shkak intensitetit të punëve në disa ligje dhe projekte prioritare gjatë muajit korrik, Ministrja Rizvanolli e ka pasur të pamundur të udhëtojë jashtë vendit andaj ka kërkuar mundësi për pjesëmarrje virtuale. Mirëpo, përkundër tentimeve, organizatori e ka pasur të pamundur ta realizojë teknikisht kërkesën me kohë. Në konferenë Republika e Kosovës është përfaqësuar nga ambasadori ynë në Shtetet e Bashkuara të Amerikë​s, z. Ilir Dugolli“, ka thënë këshilltarja e ministres, Edita Pozhegu.

    Por, i pranishëm në këtë konferencë ishte ministri i ekonomisë në Maqedoninë e Veriut, Kreshnik Bekteshi.

    Bekteshi tregoi se në këtë konferencë diskutuan për transformimin e energjisë së Ballkanit Perëndimor.

    Ai tutje lavdëroi Maqedoninë e Veriut për përparimin në procesin e dekarbonizimit, derisa shtoi se Maqedonia e Veriut është shteti i parë anëtar i Komunitetit të Energjisë, i cili ka zhvilluar një Plan Kombëtar të Energjisë dhe Klimës.

    “Maqedonia e Veriut është shteti i parë anëtar i Komunitetit të Energjisë, i cili ka zhvilluar një Plan Kombëtar të Energjisë dhe Klimës, i cili përfshin dekarbonizimin, efikasitetin e energjisë, sigurinë e furnizimit me energji, tregun e brendshëm të energjisë, kërkimin, inovacionin dhe konkurrencën”, ka shkruar Bekteshi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark