Njerëzit që vuajnë nga ankthi duhet të tregojnë kujdes me kafenë. Ekspertët thonë se kafeja i vjen në ndihmë njeriut për t’i dhënë atij më shumë aftësi përqendrimi dhe energji. Megjithatë, tek njerëzit që vuajnë nga ankthi, kafeja shkakton probleme të mëdha. Ajo mund të përkeqësojë shumë prej simptomave të ankthit. Ekspertët reakomandojnë vendosjen e limiteve dhe krijimin e një strategjie të shëndetshme për pirjen e kafesë.
Për shembull, konsumi i mbi 400 mg kafeje në një filxhan të vetëm mund të shkaktojë ankth dhe stimulim të tepërt nervor. Përveç tyre, kjo sasi kafeje mund të luhasë rrahjet e zemrës dhe të shkaktojë të përziera. Një filxhan kafeje përmban rreth 100 gramë kafe ndërsa një pije energjike përmban 400 mg kafe. Konsumi i rregullt i kafesë tek njerëzit që vuajnë nga ankthi mund t’i fusë ata në një rreth vicioz të keq. Duke qenë se kafeja nxit ankthin, njeriu e ka më të vështirë të flejë siç duhet, ka më pak energji në mëngjes dhe e nis ditën me një kafe tjetër. Ky rreth vizioz vazhdon çdo ditë duke i përkeqësuar simptomat. Ekspertët rekomandojnë pirjen e një deri në dy filxhanëve kafeje në ditë pa ëmbësues shtesë për të qenë më të sigurtë.
Bimët Mjekësore Që Ndihmojnë Kundër Ankthit
Njeriu mund ta mbajë ankthin nën kontroll duke konsumuar me kujdes disa bimë mjekësore.
Kamomili
Kamomili ka efekt qetësues dhe nxit gjumin. Ky efekt është si pasojë e një flavonoidi që ndërlidhet me receptorët e trurit. Sipas studimeve, pirja e përditshme e këtij çaji për tetë javë me rradhë luan një rol kryesor në pakësimin e simptomave të ankthit.
Lavanda
Lavanda me aromë të mirë është një kurë ideale kundër pagjumësisë, lodhjes, depresionit dhe ankthit. Ajo ka efekt pastrues për trupin dhe shpirtin, madje ka ndikim të fortë në zbutjen e simptomave të ankthit.
Lule Sahati
Në fillimet e saj, Lulja e Pasionit apo Lule Sahati është përdorur për të trajtuar histerinë dhe nervozizmin. Ekspertët shpjegojnë se kjo lule rrit nivelet e acidit gamma aminobutyric në tru dhe rrit ndjesinë e qetësisë. Studimet kanë treguar se pacientët që kanë marrë suplementë të lules përpara ndërhyrjes kirurgjikale kishin më pak ankth dhe zgjoheshin më qetë nga anestezia.
Bari i Bletës
Bari i bletës është pjesë e familjes botanike të mentes. Kjo bimë është përdorur kundër stresit dhe ankthit që në Mesjetë. Ajo ka efekt qetësues dhe gjumësjellës.