Insajderi
Show

Si nuse Kosove, Egli mahnit me veshjen tradicionale

Insajderi
04 June 2025 - 20:11
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Si nuse Kosove, Egli mahnit me veshjen tradicionale
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Egli Tako ka ndarë me ndjekësit e saj një pamje magjepsëse nga prapaskenat e projektit më të fundit muzikor.

Në postimin e publikuar në Instagram, ajo shfaqet e veshur me një kostum tradicional mbresëlënës, të punuar me detaje të arta mbi kadife të kuqe, që thekson elegancën dhe bukurinë e saj.

Me mbishkrimin: “Pak behind the scenes deri sa të dalin këngët NESEEEER ”, Egli paralajmëron publikimin e këngëve të reja që pritet të dalin nesër.

Projekti titullohet “SHUJ SHUJ – KU JE NIS” dhe është në bashkëpunim me këngëtaren Fifi dhe artistin Mergim Taa.

Fansat janë të entuziazmuar për këtë ritën muzikor dhe stili tradicional i Egli Takos ka marrë shumë vëmendje dhe komplimente në rrjete sociale.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark