Insajderi
Showbiz

Si rrallëherë, Roberti ndan foto të dy vajzave të tij bashkë

Insajderi
12 August 2025 - 18:03
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Si rrallëherë, Roberti ndan foto të dy vajzave të tij bashkë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Këngëtari i njohur Robert Berisha ka befasuar ndjekësit e tij në Instagram me një postim të veçantë, ku shfaqi dy dashuritë më të mëdha të jetës së tij – vajzat Arona dhe Renee.

Në një foto të publikuar, dy vajzat shihen të ulura në një kolltuk, të përqendruara në telefonat e tyre.

Roberti e ka shoqëruar imazhin me mbishkrimin plot dashuri: “qikat e babushit ”, një shprehje që tregon qartë lidhjen e fortë emocionale që ai ka me to.

Ky është një moment mjaft i rrallë për publikun, pasi edhe pse Roberti është mjaft aktiv në rrjete sociale, nuk është e shpeshtë që ai të publikojë të dy vajzat bashkë në një fotografi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark