Ndoshta nuk kemi lindur në një familje mbretërore dhe nuk kemi gjak blu, por mund të dukemi si princeshat, falë grimit dhe flokëve. Të krijosh një look princeshash nuk është aq e vështirë sa mund ta kishit menduar.
Këshillat nga makeup artistja Mary Greenwell, e cila ka punuar me Princeshë Diana-n dhe me Meghan Markle, mund t’ju ndihmojnë shumë, nëse doni që grimi juaj të duket si ai i princeshave.
Qëndroni në ngjyrat rozë ose nude për sa u përket buzëve
Mund t’ju pëlqejnë ngjyrat e guximshme, por nëse doni një pamje princeshash qëndroni te ngjyrat neutrale. Për natën mund t’ia lejoni vetes tonet e errëta, siç kanë bërë princeshë Diana dhe Meghan Markle, por gjatë ditës zgjidhni një grim të lehtë.
Vendosni një fondatinë të lehtë
Mos përdorni fondatinat e rënda ose matt qe krijojnë efektin e një lëkure të dytë. Në vend të tyre zgjidhni një fondatinë të lehtë likuide. Në zonat ku keni nevojë, përdorni korrektorin.
Përdorni formulat likuide dhe kremoze
Përdorni këto lloj formulash edhe kur bëhet fjalë për blushin apo produkte të tjera. Ashtu si Greenwell, përhapini me dorë, në vend të furçave.
Bëni një ‘smoky eye’ natyral
Trendet e guximshme të make up-it mund të jenë shumë në modë, por asnjë eufori grimi nuk lejohet brenda mureve të Pallatit Mbretëror. Përdorni ngjyrën kafe dhe atë gri për të krijuar një efekt smoky për sytë tuaj.
Mos harroni shkëlqimin
Përdorni highlighterin për t’i dhënë pamjes suaj pak shkëlqim, por pa e tepruar. Vendosni një sasi të vogël highlighteri në kockën e vetullës dhe në mollëza. Shmangni përdorimin e tij në zona të tjera nëse doni të krijoni një pamje natyrale.