Si të fitoni energji shtesë në mëngjes? - Insajderi
×
LifeStyle

Si të fitoni energji shtesë në mëngjes?

Insajderi
12 July 2020 - 09:16
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Për të përfituar sa më shumë energji në një kohë të shkurtër duhet të zgjidhni ushqimet e duhura.

Të quajtura ndryshe si super ushqime, ato përmbajnë proteina, hekur, kalcium, vitaminë C dhe grupin e karbohidrateve komplekse.

Veçanërisht përmbajtja e karbohidrateve është e nevojshme për të furnizuar trupin shpejt me energji. Gjithashtu, ushqimet e pasura me fibra, proteina dhe yndyra ‘të mira’ janë ideale për të siguruar energji në kohë të shkurtër.

Minimizoni konsumin e ushqimeve të shpejta, ëmbëlsirave apo pijeve energjike.

Më poshtë ju prezantojmë 8 ushqimet që ju furnizojnë me më shumë energji:

Çaji bimor

Çaji bimor përmban një sërë përfitimesh për shëndetin dhe lëkurën. Provoni çajin jeshil në vend të kafes kur keni nevojë t’u furnizuar me energji.

Bananet

Bananet kanë sasi të larta të proteinave dhe janë burim i kaliumit. Ato ndihmojnë që funksionet nervore të operojnë siç duhet.

Boronica

Boronicat janë shumë të shijshme dhe të shëndetshme! Ato janë të pasura me fibra, të cilat e furnizojnë trupin me energji që mbajnë për orë të tëra.

Fara kungulli

Kungulli është një nga super ushqimet që njihet për vlerat e larta që përmban. Farat e tij janë të pasura me vitaminë A dhe minerale si mangani, zinku, bakri dhe magnezi. Këto minerale janë shumë të mira për shëndetin e kockave dhe rritjen e forcës trupore.

Bajamet

Janë furnizues fantastikë të energjisë dhe të elementëve që nxisin kujtesën. Bajamet janë gjithashtu burim i vitaminës E dhe acideve yndyrore Omega-3.

Arrat

Arrat janë të shijshme dhe ushqyese. Ato janë një shtesë e mirë për mëngjesin tuaj, pasi ndihmojnë në parandalimin e shtimit të peshës. Edhe pse kanë sasi të larta të kalorive, studimet tregojnë se trupi nuk i përthith të gjitha yndyrat që ato përmbajnë.

Vezët

Janë të pasura me proteina dhe shumë të lehta e të shijshme për t’u shtuar në vaktet gjatë javës. Studimet tregojnë se konsumi i vezëve rrit ndjesinë e plotësisë, zvogëlon marrjen e kalorive në vaktin e ardhshëm dhe ndihmon në ruajtjen e nivelit të qëndrueshëm të sheqerit dhe nivelit të insulinës në gjak.

Vezët janë gjithashtu një nga burimet më të mira të Kolinës, një lëndë ushqyese shumë e rëndësishme për shëndetin e trurit dhe mëlçisë.

Portokalli

I pasur me vitaminë C dhe kalium, portokalli siguron energji në mënyrë të vazhdueshme.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark