×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    Si të kontrolloni nëse dikush ka “hakuar” fjalëkalimin tuaj?

    Insajderi
    08 June 2023 - 21:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Edhe nëse nuk dyshoni se llogaritë tuaja janë komprometuar, përdorni mjetin në këtë tekst dhe kontrolloni nëse të dhënat tuaja janë midis 11 miliardë llogarive të komprometuara.

    Fjalëkalimet tona nuk janë 100% të sigurta dhe ekziston gjithmonë rreziku që ato të “rrjedhin” nëpërmjet sulmeve të drejtpërdrejta në llogaritë tuaja ose shërbimet online që ruajnë të dhënat e përdoruesve. Për shkak të kësaj, përdoruesit inkurajohen të përfitojnë nga një menaxher fjalëkalimi dhe të përdorin vërtetimin me dy hapa.

    Duke pasur parasysh se shkeljet e sigurisë ndodhin herë pas here dhe që subjektet me qëllim të keq shesin informacione të komprometuara të hyrjes në ueb-in e errët, nuk është e dëmshme të kontrolloni nëse ndonjë nga fjalëkalimet tuaja është vjedhur.

    Have I Been Pwned është një sajt i sigurt i lançuar në vitin 2013 nga Troy Hunt, Drejtor Rajonal i Microsoft. I popullarizuar në botën e sigurisë kibernetike për zbulimin e ndërhyrjeve, vjedhjen e të dhënave dhe edukimin e profesionistëve të teknologjisë, me detaje mbi afro 11 miliardë llogari të komprometuara, mjeti i tij është mënyra më popullore për të zbuluar nëse fjalëkalimi juaj është ende i sigurt.

    Përdorimi i shërbimit është shumë i thjeshtë dhe plotësisht falas. Vizitoni faqen zyrtare Have I Been Pwned në shfletuesin tuaj të preferuar dhe shkruani adresën tuaj të emailit ose numrin e telefonit (me kodin e zonës). Brenda pak sekondash, do të dini detajet e të gjitha shkeljeve të privatësisë ku të dhënat tuaja janë komprometuar.

    Kjo faqe ka gjithashtu disa mjete të tjera të shkëlqyera të kontrollit të sigurisë. Për shembull, Pwned Passwords  i lejon përdoruesit të fusin vetëm fjalëkalimin e tyre dhe të kontrollojnë sa herë është vjedhur.

    Në përgjithësi, vetë mjeti është i sigurt për t’u përdorur. Edhe për llogaritë e komprometuara, fjalëkalimet përkatëse nuk ruhen në bazën e të dhënave, duke zvogëluar rrezikun e kompromisit të mëtejshëm.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark