Si të krijoni një deodorant në shtëpi - Insajderi
×
LifeStyle

Si të krijoni një deodorant në shtëpi

Insajderi
17 April 2020 - 12:01
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Edhe pse pasojat e përdorimit të deodorantëve nuk janë përcaktuar ende, ka njerëz që preferojnë të kërkojnë më shumë alternativa natyrale për t’u kujdesur për trupin e tyre ose që përpiqen t’i krijojnë vetë në shtëpi. 

Këto 5 receta të shpejta, praktike dhe të thjeshta janë të dobishme për ta bërë vetë në shtëpi deodorantin.

Megjithatë nëse keni lëkurë delikate, konsultohuni me mjekun se cila nga metodat është e përshtatshme për ju.

1. Ujë livandoje dhe uthull

Ju duhen

-15 pika vaj esencial livande
– ½ filxhan uthull molle
– 1 degë livande
– 1 gotë ujë

Livanda njihet për aromën e këndshme, por gjithashtu ka veti anti-inflamatore dhe antimikrobiale. Edhe uthulla i ka këto veti, por nëse aplikohet direkt në lëkurë, mund të shkaktojë acarim dhe kjo është arsyeja pse uji është aq i rëndësishëm, pasi do të hollojë përbërësit.

Në një enë përzieni ujin me uthullën dhe pikat e vajit. Lani mirë degën e livandës dhe shtoni lulet në përzierje.

Lëreni për 10 orë para se ta përdorni.

2. Deodorant nga niseshteja

Ju duhen

– 5 g sodë buke
– 25 ml vaj kokosi
– 50 g niseshte të bardhë
– 10 pika vaji esencial kalendule
– Një kavanoz qelqi

Niseshteja e bardhë ndihmon në thithjen e toksinave nga lëkura dhe shëron infeksionet, ndërsa vaji esencial i kalendulës përdoret në trajtimin e lëkurës dhe si ilaç për inflamacionin.

Përziejini përbërësit derisa të përftoni një përzierje homogjene.

Mund ta ruani produktin deri në një vit nëse e mbani në një vend të freskët, të errët dhe të thatë.

3. Ju duhen

– 1/2 filxhan ujë trëndafili
– 1/4 filxhan sodë buke
– 1/4 gotë ujë të distiluar
– 1 lugë fara liri
– Një kavanoz qelqi

Uji i trëndafilit përdoret gjerësisht në botën kozmetike falë vitaminës C, e cila parandalon oksidimin. Nga ana tjetër, farat e lirit janë të afta të ndihmojnë në trajtimin e akneve dhe për ta mbajtur lëkurën të hidratuar.

Ziejini farat e lirit në ujin e distiluar për 2 minuta. Hiqeni tiganin nga nxehtësia dhe lëreni të ftohet. Pastaj shtoni sodën e bukës dhe ujin e trëndafilit dhe përziejini.

4. Sodë buke dhe niseshte

Ju duhen

– 1/2 filxhan sode buke
– 1/2 filxhan niseshte
– 2 lugë gjelle vaj kokosi
– 10 pika vaj esencial rozmarine

Soda e bukës ka veti antibakteriale dhe po kështu edhe vaji i arrës së kokosit, i cili është gjithashtu anti-inflamator dhe hidratues. Vaji esencial i rozmarinës mund të zëvendësohet nga çdo aromë tjetër, megjithëse kjo i jep elasticitet lëkurës.

Për përgatitjen e saj, duhet të përzieni përbërësit në mënyrë të barabartë.

Aplikojeni atë dhe prisni pak derisa vaji të përthithet, për të ruajtur efektivitetin e tij, këshillon Class.

5. Deodorant në formë xhelatine nga aloe vera

Ju duhen:

– 2 lugë gjelle aloe vera
– 1 lugë gjelle lëng limoni
– 1 lugë e gjysmë sodë buke
– 1 lugë ujë trëndafili
– 1 lugë glicerinë

Aloe ka veti të ndryshme që e bëjnë atë një nga opsionet më të mira natyrale për lëkurë të shëndetshme: e mban lëkurën të hidratuar dhe të freskët dhe ka veti shëruese, antivirale dhe antiseptike. Glicerina është një hidratues i fuqishëm që mbron lëkurën.
Së pari, përzieni lëngun e limonit me sodën e bukës mbi sobë derisa të ziejë, më pas shtoni ujin e trëndafilit dhe hiqeni tiganin nga soba. Lëreni të ftohet dhe shtoni pjesën tjetër të përbërësve.

Mbajeni përzierjen në një kavanoz qelqi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark