Si të shmangni ‘mjegullën’ tek syzet kur mbani maskë - Insajderi
×
LifeStyle

Si të shmangni ‘mjegullën’ tek syzet kur mbani maskë

Insajderi
09 November 2020 - 09:49
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Për ata që mbajnë syze, mbajtja e një maske në fytyrë paraqet një problem të madh: avullin. Nëse jeni mësuar të vendosni syze rregullisht ose keni nevojë të mbani syze optike, e kuptoni shumë mirë sa i vështirë është ‘mjegullimi i xhamit’.

Kur mbajmë një maskë, frymëmarrja jonë e ngrohtë del nga pjesa e sipërme e saj rreth hundës dhe kështu kalon në hapësirën e ftohtë të syzeve duke krijuar kondensim. Mirëpo, ka disa mënyra për ta shmangur këtë.

Çfarë duhet të kërkoni tek një maskë?

Përshtatja është gjithçka kur bëhet fjalë për parandalimin e avullit. Edhe pse maska juaj mund të jetë e nivelit mjekësor dhe përbëhet nga materialet më të mira që filtrojnë grimcat e ajrit për mbrojtje më efektive, nëse përshtatja nuk është mjaft e mirë, maska nuk është funksionale.

Shikoni për maska me një tel të hollë mbi urën e hundës për të siguruar që ajo të qëndrojë e puthitur me lëkurën tuaj. Rripat që mund të shtrëngohen për të mbyllur çdo boshllëk janë ideal.

A ka materiale të caktuara që duhet të shmangni?

Ka shumë materiale të ndryshme që ofrohen për momentin, madje ka disa që mund të rritin shanset për të pasur syze me mjegull. Shmangni materialet më të trasha dhe në vend të kësaj, zgjidhni një pëlhurë më të hollë, si 100% pambuk ose prej mëndafshi natyral, i cili do të lejojë që frymëmarrja të shpëtojë më lehtë përmes materialit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark